Meta në Berlin me Lammert: Të avancojmë me reformën në Drejtësi

Meta në Berlin me Lammert: Të avancojmë me reformën në Drejtësi

 Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet në Berlin ku u prit nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert. Dy zyrtarët e lartë vlerësuan marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke evidentuar në veçanti nivelin e lartë të shkëmbimeve parlamentare gjatë viteve të fundit.

Kryeparlamentari Meta e informoi Presidentin Lammert mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke veçuar miratimin me konsensus të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen gjermane.

Meta theksoi se pavarësisht lajmeve pozitive, “ne jemi të vendosur të avancojmë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të Komisionit në progres-raportin e fundit, dhe në këtë drejtim mbështetemi te Gjermania dhe te Bundestagu”.

Presidenti i Bundestagut vlerësoi progresin e arritur dhe vuri në dukje se çdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së duhet të kalojë përmes fazave të vështira të rritjes së standardeve të qeverisjes sipas standardeve të BE.

Lammert nënvizoi se Shqipëria i përket atyre vendeve me perspektivë të qartë në BE dhe në këtë kuadër “Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane dhe në këtë drejtim mund të mbështeteni te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën”.
Meta dhe Lammert biseduan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe ndanë bindjen se në kontekstin e momenteve të sfidave aktuale në BE, Procesi i Berlinit është kyç për të motivuar dhe për të ruajtur perspektivën integruese të Ballkanit në BE, si tepër të rëndësishme për sigurinë mbarë evropiane.

Në prononcimin për mediat, pas takimit, Meta ritheksoi përkrahjen e Gjermanisë dhe të Bundestagut për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ndërsa shprehu bindjen se me progresin që do të realizojmë në të ardhmen, do ta meritojmë këtë mbështetje.

Presidenti Lammert nga ana e tij tha se vizita e kryeparlamentarit shqiptar është një tjetër tregues se sa të ngushta janë marrëdhëniet mes dy vendeve tona në vitet e fundit. “Ka patur kaq shumë vizita në të dyja kahet, si nga ana e parlamenteve ashtu dhe nga përfaqësues të qeverive, sa të krijohet ndjesia se Shqipëria është tashmë prej kohësh një anëtare jo formale e klubit”, u shpreh ai.
Lidhur me anëtarësimit konkret në BE, Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania, por duhen përmbushur kriteret, përseriti Lammert. “Pa një dëshmi të përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes nuk mund të ketë anëtarësim dhe ne mbështesim me kënaqësi të gjitha përpjekjet, në veçanti në parlamentin shqiptar, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore, në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të miratohen, pasi edhe ato kërkojnë kohën e tyre, me shpresën për të patur një përfundim të suksesshëm”, theksoi Presidenti i Bundestagut, pas takimit me homologun shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy