Vendimet e qeverisë/ Bilali: Miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e "Start-up"

Vendimet e qeverisë/ Bilali: Miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e "Start-up"

Ndër vendimet e para të arritura në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali njoftoi ndryshimet në ligjin për mbështetjen e start up-eve.

Ky ndryshim, sipas minsitres ka të bëjë me të ashtuquajturit ‘nomadët dixhitalë’ ose siç njihen ndryshe si punonjësit lëvizës dixhital.

Miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e start upeve, bëhet për efekt të përfshirjes e një koncepti, që njihet si punonjës të lëvizjes dixhitale, për punonjës që shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar në një vend fiks, por që lëvizin në të gjithë botën. 

është një iniciativë që është përqafuar nga shumë vende të botës. Në Shqipëri janë 100 nomadë që operojnë, ato nuk do konsiderohen rezidentë tatimor, do të kenë të drejtën që deri në 1 vit të punojnë nga Shqipëria për gjithë botën. 

Start up Albania- 38% të përfituesve ishin të kthyer nga emigrimi, synojmë që këtë vit të rrisim eficencën e shpërndarjes së fondeve por dhe të shkurtojmë kohën e disbursimit të granteve. Mendojmë se këto ndryshime do të përbëjnë ndryshim të radhës për këtë target grup. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy