Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se aksioni i opozitës ditën e sotme në Parlament nuk kishte thelb.
Duke vijuar më tej, Soko tha se shqiptarët kërkojnë zgjidhje për çështje konkrete dhe jo situtën që ndodhi sot, duke shtuar se deputetët merren gjithë kohën me veten.
Rrugëtimi i opozitës që është në Parlament sot ka qenë më tepër një marrje me vete. Ajo është përmendur sa herë ka pasur konflikt brenda vetes dhe jo për një aksion që duhet të kishte. Përpjekja për të dalë nga vorbulla ku merret me veten, dhe në parlament gjithë kohës merren me veten. E shoh si një përpjekje. Marrin banaqe, por jo vëmendje e shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë zgjidhje për çështje konkrete jo situata të tilla. Sot ishte një aksion që nuk ka pasur substancë brenda vetes. Kemi problemin pse ke vendor anëtarë të Bashës dhe jo të mirë. Për mendimin tim jemi në nivelet e ulëta të politikës opozitare që kemi parë.
Opozita duhet të gjejë palcën që i mungon.



