Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas protestës së sotme dhe pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu, ka mbajtur një fjalim nga çadra e lirisë.
Ai dhe një herë ka paralajmëruar se sot ka qene vetëm një nga tubimet dhe se do ti shkojë deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nder te tjera ai eshte shprehur se pranon dialogun me palen kundershtare por teme e tij te jete krijimi i nje qeverie teknike.
“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e lodhshme por absolutisht e suksesshme për opozitën dhe për qytetarët shqiptar, për zgjedhje te lira dhe të ndershme. Dua t’iu falënderoj nga zemra ju për ti shkuar deri ne fund aksionit popullorë. Me ne u bashkuan të djathte dhe të majtë. Koha po vjen ta kurorëzojmë këtë lëvizje me fitore që të gjithë shqiptarët presin. Nuk na mungon aspak vullneti dhe vendosmëria për një dialog me kundërshtaret tane. Ai do te kete vetëm një temë, qeveri teknike dhe largimin e kësaj qeverie. Sot ishte vetëm paralajmërimi i parë. Në këtë vend zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë kurrë. Votime të diktuara nga krimi e droga nuk do të lejoj. Kjo është kategorike dhe e pandryshueshme”, tha Basha.



