Integrimi, Spiropali: Nuk kemi qenë kurrë më pranë procesit të anëtarësimit në BE

Integrimi, Spiropali: Nuk kemi qenë kurrë më pranë procesit të anëtarësimit në BE

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar opozitën jashtëparlamentare, që tentoi të rrëzonte institucionet në 2019-ën.

Teksa u ndal tek vendimi për djegien e mandateve, Spiropali tha se vendi ynë nuk ka qenë kurrë kaq pranë procesit historik të anëtarësimit në BE.

“Dy ish- deputetë që partia i nxori në rrugë, po flisnin për distancën që kemi krijuar ne me BE. Të vësh duart në kokë është pak. Të gjithë deputetët e opozitës u nxorën zvarrë me urdhër të Berishës, në një moment delikat, dhe SHBA dhe BE e konsideruan minim të demokracisë së vendit.

Janë po të njëjtin njerëz që pa turp flasin për perspektiven evropiane dhe përpjekjet për të na afruar me Europën, kur ishin ata që sulmuan fizikisht institucionet. Po ju them me përgjegjshmëri të plotë se nëse ka maxhorancë që ka bërë të pamundurën të mundur, për sa i përket BE-së, është kjo maxhorancë, që ka punuar me fakte.

Edhe Gjermania e deklaroi se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj. Shqipëria, institucionet e saj, dhe ne si komb, s’kemi qenë kurrë më pranë këtij procesi historik të anëtarësimit. Kjo falë këmbënguljes tonë për të mbajtur institucionet në këmbë”, tha Spiropali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy