
Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinës anti-covid kineze Coronavac. Pak minuta më parë u nisën drejt vendit tonë dozat e para të kësaj vaksine, për të cilat kryeministri Edi Rama udhëtoi që dje në Stamboll.
Ky i fundit ka qenë vetë duke monitoruar procesin e imbarkimit në avion të vaksinave, ndërsa shoqërohej dhe nga ministri Arben Ahmetaj.
Siç shihet edhe nga pamjet që publikon live Rama në “FB” e tij, nga aeroporti turk, u nisën 192 mijë dozat e parë. Ai tha më tej tha se janë siguruar 1 milionë vaksina të tjera.
“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, shkruan Rama.



