
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, 6 muaj pas ndalimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ndërkohë 4 emrat e rinj në postin e nënkryetarit, pritet të emërohen sot.
Anëtari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka komentuar për “MCN lajme” zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, ku sipas tij po vihet re një situatë kaotike dhe pa transparencë në drejtim.
Ai ka kritikuar mënyrën se si po bëhen emërimet e nënkryetarëve, duke i quajtur “artificiale” dhe të komanduar nga struktura jashtë bashkisë.
Fenomeni i kalimit djathtas-majtas dhe majtas-djathtas është një fenomen 34 vjeçar në Shqipëri dhe nuk ka ndodhur mu tani. Ka pasur jo vetëm figura të tilla po ministra, deputet që kanë kaluar kështu që nuk kam moment, çdo kush e vendos vet fatin e tij, nuk është hera e parë.
Sa i përket emërimit te emrave te rinj, imagjinoni të jemi gjashte muaj pa Veliajn, sa nënkryetar ka pasur bashkia e Tiranës, në këto gjatë muaj. Ishte ekipi i pare, u shkarkuan ata, erdhi ekipi i dytë, u shkarkuan edhe ata, ka ardhur tani ekipi i tretë i nënkryetarëve, pas 2-3 muajve do të vije edhe ekipi i katërt, të sigurojë për këtë, nga shtatori-tetori, kur të konstatohet dhe mungesa e performancës për këta kryetar.
Bashkia Tiranë është sot në një amulli, nuk është në menaxhimin e duhur, nuk është në ligjshmëri pikë së pari.
Sot kemi hyrje-dalje të njëpasnjëshme në bashki, me emra të komanduar si nënkryetarë.
Po flasim për një institucion të rëndësishëm që menaxhohet pa ligjshmëri, pa transparencë dhe pa performancë të qëndrueshme.
Pas largimit të Veliajt, është zonja Ristani që e ushtron përkohësisht detyrën. Me gjithë respektin personal për të, por politikisht lind pyetja: Kush i emëron këta nënkryetarë? Ajo ka mandat tremujor, por po sjell emërime që nuk kanë as mandat, as legjitimitet. Pas dy-tre muajsh pritet edhe ekipi i katërt, sepse as këta nuk do të kenë performancën e duhur.
Sipas Telitit, Bashkia e Tiranës ndodhet sot në një situatë amullie dhe tërësisht jashtë kontrollit institucional që komandohet nga kryeministri Rama.
Kryeministri Rama e ka deklaruar vetë se e ka marrë në dorë drejtimin e bashkisë, duke përfshirë ministrat e tij, Ballukun, Manastirliun, Gonxhen, secili prej tyre ka vendosur nga një përfaqësues në bashki. Kjo nuk është mënyra për të qeverisur një qytet si Tirana.”
Kjo situatë nuk i shërben qytetarëve të Tiranës, që përballen çdo ditë me probleme të pazgjidhura si ndotja, mungesa e pastrimit, trafiku dhe mungesa e shërbimeve bazë.
Nuk na intereson se kush emërohet nënkryetar për të bërë zhurmë në media. Këto janë artifica për të shmangur vëmendjen nga problemet reale të qytetit. Qytetarët duan zgjidhje, jo lojëra politike.
Për Telitin, zgjidhja e vetme është të shkohet ne zgjedhje.
Zgjidhja e vetme është të shkohet në zgjedhje.
Kushdo që fiton, të krijojë ekipin e vet dhe t’i japë drejtim qytetit. Tirana nuk mund të menaxhohet me nënkryetarë të komanduar.



