Vonesa në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve/ Thaçi takon kryetaren e KQZ

Vonesa në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve/ Thaçi takon kryetaren e KQZ

President i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, janë takuar sot lidhur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Presidenca ka njoftuar se Daka e ka njoftuar Thaçin për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme.

“Presidenti Thaçi ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, përmbyllja e procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që nënkupton shpalljen e rezultatit përfundimtar dhe certifikimin e tij varet tashmë nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Bëhet fjalë për një ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e rreth 5 mijë votave të ardhura nga diaspora në Kosovë jashtë afatit kohor ligjor.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 6 tetor, nga rezultatet e së cilës më të votuarat dolën Vetëvendosja e LDK-ja, porse pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, ende nuk ka hapa përfundimtar për t’u formuar qeveria e re.

Lëvizje Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar ende takime mes grupeve punuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy