Xhafaj reagon përgoditjen e grupeve kriminale

Xhafaj reagon përgoditjen e grupeve kriminale

Aksionet e fundit të policisë së shtetit, ku vetëm sot janë vënë nën pranga rreth 40 persona janë përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Nëpërmjet dy statuseve në profilin e tij në Twitter, Xhafaj shkruan se shumë shpejt do të ketë detaje të reja rreth shkatërrimit të grupeve kriminale.

"Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit", shkruan Xhafaj.

Ndërsa në një mesazh tjetër kreu i Ministrisë së Brendshme thekson se ky ishte një bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë.

"Dëshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj @PoliciaeShtetit. Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale", shkruan Xhafaj. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy