Masat antikorrupsion, Gjonaj raporton para ambasadorëve të vendeve të BE

Masat antikorrupsion, Gjonaj raporton para ambasadorëve të vendeve të BE

Në një takim të zhvilluar me ambasadorët e vendeve të BE në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj ka folur për masat e marra nga Qeveria Shqiptare, përmes implementimit efektiv të reformave të thella shtetformuese, si Reforma në Drejtësi, Reforma në Administratën publike dhe të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.

Shqipëria tashmë ka zhvilluar një politikë të qartë antikorrupsion mbështetur në Strategjinë Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015-2020. Qeveria shqiptare ka forcuar transparencën dhe llogaridhënien duke riorganizuar strukturën anti-korrupsion si organ mbikëqyrës për të siguruar koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe Planit të saj të Veprimit”, është shprehur ministrja Gjonaj.

Ajo është ndalur në veçanti në ngritjen e dy strukturave shumë të rëndësishme për zbatimin e strategjisë antikorrupsion, që janë Komiteti Koordinator ministror, në të cilin çdo ministri përfaqësohet në nivel zv.ministri dhe Task Forca ndërinstitucionale, e cila është përgjegjëse për inspektime ndërinstitucionale dhe është tashmë operative.

Sipas ministres, një vëmendje e veçantë i është kushtuar përfshirjes në këtë aksion të gjerë antikorrupsion, të sa më shumë aktorëve, përfshirë shoqërinë civile, përfaqësuesit e biznesit dhe komunitetin ndërkombëtar. Angazhimi i tyre do të ndikonte në rritjen e transparencës së aktivitetit qeveritar dhe për këtë qëllim është inicuar një proces konsultimesh të vazhdueshme me përfaqësuesit e këtyre aktorëve.

Nga ana e tyre ambasadorët e vendeve të BE kanë vlerësuar nismën e ministres Gjonaj për një raportim periodik të masave dhe rezultateve antikorrupsion. Ata gjithashtu vlerësuan angazhimin e qeverisë në luftën antikorrupsion dhe masat e marra në këtë drejtim, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të dhënë mbështetjen e tyre në përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për parandalimin e dhe goditjen e korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy