Berisha 'non grata'/ Kadilli: Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PD-së të marrin një vendim

Berisha 'non grata'/ Kadilli: Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PD-së të marrin një vendim

Në kohën kur po afrohet konsutituimi i Kuvendit të ri, më 10 shtator, Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli kërkon nga demokratët që të mbajnë një qëndrim të qartë lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

 E ardhmja e Partisë Demokratike, për Kadillin nuk mund të jetë “non grata”.

Për këtë arsye, Kadilli nënvizoi se Lulzim Basha duhet të flasë, dhe të mos e lerë fatin e partisë në kryqëzime të rrezikshme politike.

 “E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë ‘non grata’ PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë. Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike. Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi. Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë ‘non grata’.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy