Greqia i gjobiti për tejkalim të afatit të qëndrimit, Rama: Aplikoni për rimbursim

Greqia i gjobiti për tejkalim të afatit të qëndrimit, Rama: Aplikoni për rimbursim

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shënimi në ‘facebook’ njofton se të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë gjobitur në Greqi për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit, si rrjedhojë e bllokimit nga koronavirusi, do të rimbursohen. Rama thotë se për të aplikuar çdo i gjobitur duhet të disponojë dokumentin e pagesës, ndërsa ka publikuar edhe linkun.

Gjithsesi sipas kryeministrit është një numër i vogël i atyre që janë gjobitur, pasi pala greke është treguar e mirëkuptueshme falë angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis. Gjatë kohës së pandemisë Rama pati siguruar se kujtdo që i skadonte afati i qëndrimit nuk do të penalizohej.

“Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, janë të lutur të aplikojnë për rimbursim:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1410/njoftim-per-rimbursimin-e-gjobave-te-vendosura-shtetasve-shqiptare-jashte-republikes-se-shqiperise-si-pasoje-e-situates-se-shkaktuar-nga-covid-19

Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve.

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe siç jam zotuar ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar.

Në themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi,”-shkruan Rama në ‘facebook’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy