Përfaqësuesja e re e BE-së për Politikë të Jashtme, pret sot në takime të ndara Kurtin e Vuçiçin

Përfaqësuesja e re e BE-së për Politikë të Jashtme, pret sot në takime të ndara Kurtin e Vuçiçin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e re në detyrën e saj, do t’i takojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të darkës së planifikuar me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 3 dhjetor, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së mes një atmosfere të rënduar pas ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiçin u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper, në një konferencë për media të mbajtur të hënën.

Këto takime, sipas saj, nuk zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kallas, e cila ka marr mandatin më 1 dhjetor duhet të vendosë se si të vazhdohet me procesin e dialogut Kosoëv-Serbi. 

Kurti dhe Vuçiç do të zhvillojnë takime edhe me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. 

Ata do të marrin pjesë edhe në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy