“Darka e Dubait”/ Basha: Vendi në krizë, ata hanë biftek 1000 dollarë

“Darka e Dubait”/ Basha: Vendi në krizë, ata hanë biftek 1000 dollarë

Darka e ministrave të qeverisë Rama në Dubai, është vënë në fokus të kritikave të opozitës ndaj mazhorancës. Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se kjo është një qeveri që mendon vetëm për vete pasi në kohën kur ekonomia shqiptare është në krizë për shkak të pasojave të tërmetit, të pandemisë së koronavirusit e gjatë ditëve të fundit edhe për shkak të përmbytjeve ministrat darkojnë në një prej restoranteve më të shtrenjta.

 “1000 dollarë bifteku! 1000 dollarë bifteku! Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve. Ata nuk kanë turp. Edi Rama nuk ka turp.”, shkruan Basha.

Sipas Bashës, 25 prilli është momenti kur qytetarët duhet të zgjedhin një qeveri që do ta ndryshojë vendin.

“Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe ky është një kryeministër që mendon vetëm për veten e vet dhe për paratë e veta, jo për paratë tuaja të dashur qytetarë. Të dashur qytetarë, është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju, për hallet tuaja, për problemet tuaja dhe jo për veten e saj. Është koha që qeveritarët të cilët abuzojnë me pushtetin dhe me paratë tuaja të shkojnë para drejtësisë.”

Basha ka premtuar se ndryshimi i Shqipërisë do të realizohet nga PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy