Partitë shqiptare në Kosovë pa koalicione për zgjedhjet e 14 shkurtit

Partitë shqiptare në Kosovë pa koalicione për zgjedhjet e 14 shkurtit

Asnjë subjekt politik shqiptar nuk ka kërkuar certifikim në KQZ të ndonjë koalicioni me parti tjera për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, u bë e ditur sot nga KQZ.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas zëdhënësit Valmir Elezi, janë deklaruar dy parti politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në KQZ janë deklaruar këto parti politike se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit. Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bosnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe koalicioni ZAJEDNO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gradjanska Inicijativa Gore (GIG)”, tha ai.

Afati i partive, koalicioneve e iniciativave qytetare për aplikim në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku do të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, do të përmbyllet me 16 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy