
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për aktualitetin në Shqipëri, për audio përgjimin dhe për protestën që do të mbajë opozita ditën e shtunë në 26 maj.
Ish-kreu i PD ka folur për audio-përgjimin e publikuar nga partia e tij, për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafën, por ka bërë një delaratë të fortë duke thënë se vëllai i ministrit nuk kërkohej vetëm nga Italia.
Ndërsa për protestën, Berisha tha se kjo do të jetë një revoltë dhe dëshiron rrëzimin e Ramës nga qeveria dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Ish-kryeministri ka komentuar edhe reagimin e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili një ditë më parë në një intervistë televizive, refuzoi të japë një koment për ish-kryeministrin Sali Berisha, madje i tha gazetares se as nuk meriton ta quajë “zotëri”, por thjesht Saliu.
I ftuar këtë mbrëmje në “Byro Politike” në Abc News, ish-kreu i qeverisë, thotë se ndihet i nderuar që një njeri si Edi Rama nuk e komenton figurën e tij.
Në këtë drejtim, Sali Berisha i është drejtuar me fjalë të rënda kryeministrit Rama.
“Kalbësirë! Të kërrehet nga zyrat e shtetit dhe të marrë vendin që meriton në koshin e plehrave të antivlerave të historisë së këtij vendi”, tha Berisha.



