Presidenti Begaj vizitë shtetërore në Kroaci

Presidenti Begaj vizitë shtetërore në Kroaci

Në kuadër të intensifikimit të partneritet strategjik me Republikën e Kroacisë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset të mërkurën për një vizitë shtetërore në Republikën e Kroacisë.  

Presidenti Begaj do të mirëpritet sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes, ditën e enjte, më 27 prill 2023, për të vijuar axhendën zyrtare të bisedimeve me Presidentin e Kroacisë, duke u fokusuar tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë. 

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, në datën 27 prill 2023, Presidenti Begaj do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç. 

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kreu i shtetit do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare. 

Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, Presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me Arbanasit e Zarës (Zadarit), aktivitetet që shënon Vizita shtetërore e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron, mbyllet, ditën e premte, më 28 prill 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy