Zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës sipas gazetarit Arian Çani është bërë në mënyrë “alla shqiptarçe”.
I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Çani tha se kryeministri Albin Kurti ndryshe nga pritshmëria që kishte krijuar “bleu 2-3 deputetë që i kishte kundër” në mënyrë që të zgjidhej në atë post Osmani.
“Ajo që më vjen në mëndje është të them mirëserdhe mes nesh”, tha Çani teksa shtoi se tashmë Kurti është rreshtuar mes njerëzve që për hir të pushtetit mund të trafikojnë.
“Vura re që Albin Kurti ndryshe nga ç’kishte krijuar një lloj pritshmërie tek disa analistë ku unë nuk bëj pjesë, përdori mjetet alla shqiptarçe dhe bleu 2-3 deputetë që i kishte kundër. Ajo që më vjen në mëndje është të them mirëserdhe mes nesh. Ai u rreshtua mes njerëzve që për hir të pushtetit mund të trafikojnë. Është një lojë që kanë rënë brenda edhe të tjerë. Kështu që Albin Kurti mirëserdhe mes nesh”, tha Çani.



