Zgjedhjet e 14 majit, Balliu: Këlliçi ka vizion, Veliaj produkt i korrupsionit më të madh në vend

Zgjedhjet e 14 majit, Balliu: Këlliçi ka vizion, Veliaj produkt i korrupsionit më të madh në vend

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në MCN Live duke folur për zgjedhjet e 14 majit deklaroi se Partia Demokratike ofron alternativën më të mirë me Belind Këlliçin i cili përfaqëson rininë dhe ka vizon.

Ai tha se Shqipëria po vdes vetëm se Rama do të vjedh, ndërsa theksoi se Veliaj është produkt i korrupsionit më të madh në vend.

Sipas tij, shpopullimi është projekt elektoral dhe politik dhe ky shpopullim arrihet duke i vjedhur qytetarët dhe se aksioni përballë pozitës, mbetet e vetmja rrugë për të rrëzuar atë.

Nuk ka asnjë konfuzion se të gjithë e dinë se ku është Enkelejdi. Sot ka rëndësi themelore takimi tek a tek, ka rëndësi të informohet çdo qytetar me planin tonë. Ne ofrojmë një kandidat, Belind Këlliçin që hajdut nuk i thua dot, me një vizion të ri, dhe vjen si produkt i një procesi të votës dhe arritën që ata kandidatë të bashkohen tani rreth Këlliçit. Këlliçi ka projekt, vizon, mund ti qëndrojë fjalës së tij. Tani kjo është ajo çfarë ne ofrojmë. Përballë çfarë kemi? Erdhi pandemia u tmerrua një botë e tërë, Rama dhe Veliaj u gëzuan se e panë si mundësi për të vjedhur, tërmeti solli, kulla, kulla, kulla me pretekstin e ndërtimit. Bashkia e Tiranës u kap duke vjedhur te varrezat merrte ryshfet për varrosjen e njerëzve. Veliaj është produkt i korrupsionit më të madh në vend.

Më tej ai shtoi se duhet të kuptojmë se jemi në një katastrofë sepse ky vend po vdes dhe kjo po ndodh sepse një njeri si Rama ka vendosur të vjedhë gjithçka.

Nuk ka para për të rritur pensionet, rrogat e pedagogëve, por Rama paguan për udhëtime me  charter. Shqipëria po vdes vetëm se Rama do të vjedhë. Shpopullimi është një projekt elektoral dhe politik dhe ky shpopullim arrihet duke i vjedhur qytetarët. Ajo që duhet të bëjmë është të rikthejmë garën, koha e analizave duhet të mbyllet, duhet vetëm aksion, aksion, aksion. Asgjë nuk na pengon ne dhe kjo do të ndodhë, aksioni përballë pozitës, është e vetmja rrugë për ta rrëzuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy