Listat për deputetë, KQZ: 18 kandidatë probleme me ligjin (VIDEO)

Listat për deputetë, KQZ: 18 kandidatë probleme me ligjin (VIDEO)

Nga verifikimet e kryera, 18 kandidatë për deputetë të partive LSI, LIBRA, PDIU, PKDSH, PDS dhe MEGA sipas KQZ janë të dënuar nga gjykatat për kundravajtje të ndryshme.

Pas verifikimit të listave shumë emërore, KQZ ka publikuar të gjithë emrat e kandidatëve ku veçohen deputeti aktual i LSI Ylli Shehu, si dhe kandidatët e kësaj force politike Klajdi Qama dhe Sokol Ponari.

Ndërkohë 4 të tjerë janë në radhët e PDIU ku bie në sy emri i ish-deputetit demokrat Fatos Hoxha që aktualisht kandidon në Kukës.

Tre kandidatët e tjerë janë Shkelqim Murati, Seit Fishta dhe Robert Bano. Edhe në Listat e partisë së sapokrijuar, LIBRA janë dy kandidatë që kanë marrë dënime në të shkuarën e tyre.

Ata janë Florian Gjoni dh Daniel Koçi. Ndërkohë, që 4 kandidatë i përkasin Partisë Kristian Dmeokrate, 3 Partisë Demokracia-Sociale dhe 2 partisë minoritare MEGA.

Partia Sfida për Shqipërinë rezulton sipas KQZ që të gjithë kandidatët e saj janë në përputhje me ligjin për sa i përket pastërtisë së figurës së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy