Blerja e droneve në Turqi, zëdhënësi i presidentit turk: Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë është dhe i yni

Blerja e droneve në Turqi, zëdhënësi i presidentit turk: Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë është dhe i yni

Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, Ibrahim Kalin në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama në selinë e Këshillit të Ministrave në Tiranë.

Teksa i cilësoi shqiptarët si vëllezër të turqve, Kalin tha se të dy vendet duhet të forcojnë edhe më tepër marrëdhënien e tyre duke bashkëpunuar edhe në fusha si arsimi dhe kultura.

Më tej ai zbuloi se së bashku me kryeministrin Edi Rama ka diskutuar edhe mbi luftën kundër organizatës terroriste FETO, paqen në Ballkan, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, Bashkimin Evropian dhe çështje të tjera globale.

Lidhur me investimin e fundit të qeverisë shqiptare në blerjen e droneve inteligjentë për të ruajtur territorin, Kalin tha se është diçka e rëndësishme për Shqipërinë në mënyrë që në vend të mbizotërojë paqja, siguria dhe stabiliteti.

Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit., u shpreh Kalin.

Një çështje tjetër e rëndësishme është dhe ajo e rindërtimit të banesave nga Turqia, për të cilën Kalin bëri me dije se do të përfundojë në muajin gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy