Bido: PS ishte alternativa që besuan shqiptarët, opozita nuk ekzistonte në terren

Bido: PS ishte alternativa që besuan shqiptarët, opozita nuk ekzistonte në terren

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar fitoren e thellë të PS-së në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se rezultati është pasojë e besimit që shumica e qytetarëve i dhanë alternativës së mazhorancës, në një kohë kur opozita, sipas tij, ishte thuajse inekzistente në terren.

Zgjedhjet janë gjithmonë çështje alternativesh.

Në këtë rast, shqiptarët zgjodhën alternativën që u duk më e besueshme dhe më e qëndrueshme për të ardhmen, dhe ajo ishte Partia Socialiste. Rezultati flet vetë: 83 mandate.

Sipas tij, fitorja nuk ishte e papritur, por një realitet i paralajmëruar, edhe nga vetë njerëzit brenda radhëve të opozitës.

Shumë miq të mi në Partinë Demokratike e pranonin se opozita nuk kishte shans të fitonte. 

Ata vetë ishin të ndërgjegjshëm për mungesën e organizimit, përçarjen dhe retorikën e konsumuar politike.

Qytetarët votuan për ata që i ofruan zgjidhje konkrete dhe jo debate boshe.

Kur në një fushatë politike shkon drejt fjalëve të mëdha, por pa përmbajtje, kur nuk ofron një plan të qartë dhe vetëm akuzon, rezultati është humbje. 

Opozita nuk ekzistonte realisht në terren, ndërsa partitë e vogla ishin të papërfillshme.

Ky sporti që humbësi qan dhe deklaron vjedhje votash, është e ditur.

Ajo që më vjen keq, sepse vij nga terreni, është se mesazhet e tyre politike nuk lexohen, bën të pamundur të lexohen mesazhet e qytetarëve. Ata nuk votojnë për të dëgjuar karamelen e përhershëm, që u vodhën votat.

Në fund kemi të bëjmë me alternativën, dikush do të votonte për një nga forcat politike. Opozita ishte me një mijë e një probleme. Në qarkun e Vlorës nuk fitonte dot 3 mandate, ishte e dukshme, njerëzit nuk mobilizoheshin rreth saj. Nuk mund të kërkonte vota me Belerin dhe t’i kërkojë vota shqiptarëve të Çamërisë.

Nga ana tjetër ishin parti të vogla, me frymë opozitare, por nuk prodhonin dot mandate. Nuk ekzistojnë këto dilema dhe nuk ndikojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy