Takimi me Von der Leyen, Begaj: Integrimi në BE është misioni ynë

Takimi me Von der Leyen, Begaj: Integrimi në BE është misioni ynë

Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë të gjitha reformat jo thjesht si detyra, por në përfitim të mirëqenies dhe begatisë së shqiptarëve.

Kështu thotë Presidenti Bajram Begaj, lidhur me takimin e mbajtur paraditen e sotme me zyrtaren e lartë europiane.

Kreu i shtetit shton se Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri.

Anëtarësimin nuk e konsiderojmë dhuratë, por të bazuar në meritë dhe si një investim në stabilitetin dhe forcën e vetë Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy