
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon politikën shqiptare për vonesë në reformën zgjedhore. Duke rikujtuar faktin se më 13 prill mbaroi mandati 6-mujor i komisionit për reformën zgjedhore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se kjo vonesë mund të krijojë përshtypjen se ndryshimet në Kod janë monopol i dy partive të mëdha.



