
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Kosovë u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin e bën men dije vetë Balla përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapësirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona.
Sipas Ballës, do vijojë puna për forcimin e bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare.
Takim me Kryeministrin e Kosovës, Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapësirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Do të forcojmë bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve tona parlamentare.




