
Policia e Elbasanit ka nisur sot procedim penal ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashit, pasi Kryetari i PD në Elbasan, akuzohet se ka bërë thirrje për dhunë si dhe akuzohet për pengim të subjekteve zgjedhore.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit, në DVP Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, shtetasin Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, banues në Elbasan.
Kujtojmë se në media dhe rrjete sociale ai dje ka bërë thirrje për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, njofton Policia e Elbasanit.



