Ashtu siç patën paralajmëruar, deputetët e Partisë Socialiste kanë shkuar në Hagë për të uruar nga afër krerët e UÇK-së për festat e nëntorit.
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputeti Arben Pëllumbi për festat e Pavarësisë dhe çlirimit kanë vizituar Çlirimtarët e Kosovës në Hagë.
Ka qenë Taulant Balla ai që ka publikuar një video në rrjetin social Facebook të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Hagë. Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek çlirimtarët e Kosovës”.



