Kryemadhi: Nikolla dëshiron të lërë postin, por nuk e lë Rama. Reagon ministja: Kujtoni se do më zmbrapsni mua të ul kokën për baltën tuaj

Kryemadhi: Nikolla dëshiron të lërë postin, por nuk e lë Rama. Reagon ministja: Kujtoni se do më zmbrapsni mua të ul kokën për baltën tuaj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar kreut të qeverisë ashpër, duke e cilësuar si të sëmurë mendor, ndërsa ka thënë se opozita propozon që të plotësohen kërkesat e studentëve pasi nuk u kushton shumë.

Kryemadhi theksoi se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dëshiron të lërë postin, por nuk e lë kryeministri Rama.

"Sot nga kjo foltore që është e kapur qartë nga një njeri i sëmurë dhe me probleme të karakterit të mendjes që çdo ditë e më shumë po i nxjerr. Që për hir të së vërtetës, kjo doktoresha e shkencave këtu ia zhveshi të gjithë kallajin doktoreshës Mira Kacolli që ka mashtruar prej 20 vjetësh, Partinë Socialiste, shqiptarët dhe ndërkombëtar që kemi kryeministër një të çmendur. Duhet të kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që do të drejtojë këtë vend. Tashmë, sa i përket kërkesave të studentëve janë shumë të thjeshta. Mua më vjen shumë keq për zyshën time Lindita Nikolla e cila është dendur me ilaçe se nuk e suporton dot më. Do të iki një orë e më përpara dhe do të lëshojë karrigen e ministres, sepse s'ka pse të mbajë ajo në kurriz 140 mijë studentë, pse nuk i do qejfi, apo "edi" Edit. Kemi vetëm një zgjidhje; të pranojmë ato kërkesat e studentëve, që është shumë pak. 0.80 e buxhetit të oligarkëve që ju do t'i jepni. Pra nga 46 për qind të buxhetit të u jepni oligarkëve, jepni studentëve 0.54. Mos mendoni se dalja e studentëve ishte thjesht lëvizje partiake. Ka nga PD, nga LSI, ka edhe nga Partia Socialiste, sepse nuk mund të durojnë dot më socialistët arrogancën e një sekti kriminal që vijnë nga një grup orgjirash të shoqëruara si modernizëm. Nuk mund të durojmë dot më socialistët arrogancën e një të çmenduri", deklaroi Kryemadhi.

Por pas fjalës së Monika Kryemadhit, në foltoren e Kuvendit ka dalë ministrja Lindita Nikolla, e cila gjatë fjalës së saj u shpreh se nuk ka ndërmend të ulë kokën aspak për baltën që hedh opozita, ndërsa shtoi se studentët protestojnë me të drejtë pasi kërkojnë cilësi më të mirë në universitete, por kurrsesi, tha ajo, se mund të krahasohet arsimi me atë të para 5 viteve.

Dëgjova diskutimet e Bashës dhe padyshim me dëshirën e flamurmbajtësit të protestës së studentëve, duke bërë shpifje. Të gjithë e dinë si e latë ju arsimit, për çfarë bërtisni sot? Çfarë do thoni për tekstet gjithëfare dhe kioskat universitare. Kujtoni se do më bëni mua të ul kokën për baltën tuaj. Do shihni rezultatet në arsim. Do flas dhe për vendimmarrjet e mia. Këtu do jemi e do i shohim të gjitha. E lanë sistemin arsimor në rënie të lirë, por ne kemi ndërmarrë reformë në çdo aspekt.Ku vajtët ju që thonit se do rrisim tarifat që paratë të shkojnë te privati? Studentët protestojnë me të drejtë, ata kanë nevojë për më shumë cilësi, por as nuk krahasohen me arsimin e para 5 viteve. Unë kam marrë vendime shumë të vështira, por jam kujdesur që të gjithë aktorët në sistemin arsimor të bëjnë rolin e tyre sipas raportit të përgjegjësive. Koha do ta tregojë. Ju sjell ndër mend dështimin spektakolar për akreditimin e universiteteve. E çfarë ndodhi? U mor vendimi për të mos akredituar asnjë universitet në Shqipëri. Shpifja gargarë në gojën tuaj mendoni se është mënyra më e mirë për të bërë votat për nesër apo kujtoni se do më zmbrapsni mua të ul kokën për baltën tuaj. Gaboheni. Koha po flet dhe do të flasë për rezultatet tona në arsim. Këtu do të jemi dhe do të shohim të gjithë”, u shpreh Nikolla. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy