Gazetari Andon Kello në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bëri një rezyme të mesazheve kryesore që u dhanë sot në Ditën e Rinisë nga kryedemokrati Berisha dhe protestë-marshimi i të rinjve të FRPD.
Berisha u bëri thirrje studentëve që të ngrihen dhe të rrezojnë diktaturën e re.
“Prej 10 minutash ka mbaruar marshim-protesta e organizuar nga të rinjtë e PD, nga FRPD. Ka qenë edhe Sali Berisha që i është bashkëngjitur kësaj marshim-proteste që nisi në Qytetin Studenti. Ishte një organizim mes të rinjsh, dhe ish-studentësh të 90-ës, që nderuan Azem Hajdarin dhe më pas vijuan me fjalimet. Berisha foli për rolin e tij dhe sakrificën e studentëve në 8 dhjetor. Berisha tha se pas 34 vitesh Shqipërisë i kanoset një më i madh, një diktaturë më e egër se ajo e Hoxhës, që ia atribuoi kryeministrit Rama, dhe u kërkoi gjithë studentëve dhe familjarëve të tyre që të ngrihen dhe të rrezojnë këtë diktaturë të re”.



