Reforma në drejtësi, ambasadori i OSBE-së takon ministrin Vasili

Reforma në drejtësi, ambasadori i OSBE-së takon ministrin Vasili

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim me kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadorin Bernd Borchardt.

Në nisje të këtij takimi, Borchardt e ka cilësuar Ministrinë e Drejtësisë si një nga partnerët më të afërta dhe më të mira, me të cilën janë zhvilluar dhe finalizuar me sukses disa nisma të rëndësishme bashkëpunimi.

Në këtë kuadër, Borchardt e ka njohur Ministrin Vasili me disa projekte aktuale përmes të cilave prezenca e OSBE po e asiston aktualisht sistemin e drejtësisë dhe që lidhen kryesisht me shërbimin e provës, sistemin penitenciar etj.

Ministri Vasili e ka inkurajuar z. Borchardt për të vijuar punën në konkludimin me sukses të këtyre projekteve duke garantuar mbështetjen maksimale nga institucioni që ai drejton.

Takimin e zhvilluar ditën e sotme z. Vasili e ka vlerësuar si një hap të parë të rëndësishëm të marrëdhënieve me OSBE, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së mbështetjes së saj edhe në drejtim të zbatimit të strategjisë për drejtësinë.

Ndërkohë, Ambasadori Borchardt gjatë diskutimit është shprehur pozitiv lidhur me mbështetjen që mund të ofrojë OSBE për implementimin e kuadrit të ri ligjor, veçanërisht në drejtim të procesit të dekriminalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy