Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar qeverinë se ka ecur kundër rekomandimeve të Bashkimit Evropian sa i përket ligjit për zonat e mbrojtura.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se për mosshfuqizimin e ligjit, qeveria shpërbleu edhe Holta Zaçen që nga Gjykata Kushtetuese u emërua zv.guvernatore e Bankës së Shqipërisë.
