Basha: Bizneset e vogla në çdo cep të Shqipërisë po mbyllen, paketat ekonomike ishin gënjeshtra (VIDEO)

Basha: Bizneset e vogla në çdo cep të Shqipërisë po mbyllen, paketat ekonomike ishin gënjeshtra (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se pas takimeve që pati me bizneset në Tiranë fjalia që dëgjonte më së shumti ishte “po falimentojmë”.

Kryedemokrati doli sot në terren, ku u takua me binzese të vogla në njësinë 3 në Tiranë, por edhe me qytetarët.

Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq.Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri”, tha Basha.

Ai theksoi se gjendja është kudo njësoj, si në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Sipas tij, në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, popunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër. Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysëm mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe ky kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy