Gjykata liron protestuesit/ Nuri: Arresti u provua i paligjshëm, të infiltruarit provokuan qytetarët (VIDEO)

Gjykata liron protestuesit/ Nuri: Arresti u provua i paligjshëm, të infiltruarit provokuan qytetarët (VIDEO)

Avokati Franc Nuri lirimin nga gjykata e 18 të arrestuarve gjatë protestës 20 shkurtit të opozitës, thotë se u provua arrestimi i paligjshëm i tyre.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se në dallim nga akuzat e ngritura nga policia, prokuroria i rëndoi atë.

 

Sipas tij, nuk kishte prova të individualizuara dhe aq më tepër të gjendet një person që të jetë i dëmtuar.

 

Nuri shtoi se çdo gjë ka qenë e inskenuar për të mos lejuar zhvillimin e protestës, kjo edhe përmes civilëve të infiltruar, me kapuç në kokë, që kryen dhe aktet e ndalimit dhe shoqërimit.

 

Avokatët e Partisë Demokratike ishin të shpërndarë në të gjithë komisariatet e Tiranës, aty ku morëm informacionet se ndodheshin të shoqëruarit e parë. Pati shumë shoqërime, rreth 45 të shoqëruar fillimisht, kryesisht në komisariatin nr.1, nr.3, nr.5, nr.6 dhe në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

 

Unë dhe kolegia Adriana Kalaja ishim në komisariatin nr.3 së bashku me shumë deputetë të PD, në mbështetje të të shoqëruarve, për tu interesuar për ndjekësit e tyre. Një pjesë e mirë e të shoqëruarve u liruan prej mungesës së provave, aq më tepër për arrestim në flagrancë. Nuk mund të arrestohet dikush në flagrancë dhe të ndalohet 3-4 kilometra larg vendit të ngjarjes. 

 

Disa protestues u kapën te “Zogu i Zi”, Rruga e Barrikadave apo në Laprakë dhe kjo gjë nuk është në flagrancë. Gjykata me të drejtë i cilësoi arrestime të paligjshme të nëntë protestuesve. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për qytetarët që iu hoq liria për tre ditë në mënyrë të paligjshme.

 

Nuk kishte prova të individualizuara, aq më tepër të gjendet një person përballë që të jetë i dëmtuar nga ato sende. Akuzat e ngritura në komisariatin e policisë për të cilat këta persona janë arrestuar, nuk ka lidhje me akuzën e ngritura nga prokuroria. Ishte tubim i paligjshëm, bllokim i rrugëve, kundërshtim i forcave të rendit dhe asnjë vepër nuk ishte plagosje me dashje apo goditje për shkak të detyrës. 

 

Dje prokuroria i kishte hedhur poshtë akuzat e policisë nuk i kishte marrë për bazë, por kishte dalë me akuzë tjetër dhe akuza ishte “Goditje për shkak të detyrës”. Provat nuk ishin të mjaftueshme për masën e sigurisë. 

 

Mes 18 të arrestuarve ishte dhe një qytetar nga Berati me probleme të shëndetit mendor dhe për të prokuroria u tërhoq fare edhe ndaj çdo kërkese për masë. Nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë protestues që të ketë bërë ndonjë veprim ndaj xhamisë, përkundrazi e kanë respektuar vendin e kultit. Mes protestuesve kishte të infiltruar që i provokonin.

Çdo gjë ka qenë e inskenuar për të mos lejuar zhvillimin e protestës, kjo edhe përmes civilëve të infiltruar, me kapuç në kokë, që kryen dhe aktet e ndalimit dhe shoqërimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy