Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut/ Begaj: Të ndërtojmë një shoqëri më të mirë e më të paqtë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut/ Begaj: Të ndërtojmë një shoqëri më të mirë e më të paqtë

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, iu drejtua sot në mënyrë të veçantë të rinjve me një mesazh.

Sot, më 10 dhjetor, mbushen 76 vite nga shpallja e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të cilën Presidenti i Republikës e konsideron si udhërrëfyese dhe frymëzuese për avancimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.

Begaj i ftoi të rinjtë të marrin një rol aktiv në përpjekjet për respektimin e të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor për një të ardhme më të mirë.

Presidenti Begaj e cilëson festimin e kësaj dite si moment reflektimi, ndërsa i bën thirrje shoqërisë shqiptare për gjithëpërfshirje.

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, shërben si reflektim mbi qasjen tonë ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që u aprovua dhe u shpall më 10 dhjetor 1948,  njohu të drejtat dhe liritë themelore për çdo qenie njerëzore, pa dallim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, origjinë kombëtare ose sociale, opinioni politik, pasurie ose kushte të tjera.

Deklarata shërben si një udhërrëfyese për kombet dhe shtetet anëtare.

Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij,  mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Por, në këtë ditë, unë ftoj veçanërisht të rinjtë të jenë mbajtësit dhe përcjellësit e saj, duke çmuar çdo të drejtë që gëzojmë si qenie njerëzore, nisur me respektin e tjetrit, pranimin e njerëzve ashtu siç janë.

Duke respektuar, mbështetur e reklamuar të drejtat njerëzore, ju, të dashur të rinj, do të ndërtoni një shoqëri më të mirë e më të paqtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy