
Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton viziton sot Shqipërinë në një qëndrim 24 orësh në vendin tonë. Politologu Ilir Kalemaj, e vlerëson sin një vizitë të një rëndësie të lartë, teksa ish-presidenti Klinton ishte ai që së bashku me kryeministrin britanik ishin ata që ndaluan gjenocidin serb ndaj shqiptarëve me ndërhyrjen e NATOs në luftën e Kosovës në vitin 1999. Kalemaj, vlerëson se Klinton, Bler, Bush dhe Wilson, janë ndër figurat që kanë ndihmuar shqiptarët në historinë e saj. "Ka dy anë të medaljes kjo vizitë. Mbaj mend në SHBA kam qenë në 1999 pas hyrjes së NATO-s, ku Klinton dha një kontribute të artë. Nëse ka katër figura të cilat kanë bërë për çështjen shqiptare janë Tony Bler, Bill Klonton, Wilson dh Xhorxh Bush, të cilët tre kanë qenë president dhe një kryeministër britanik, të cilërt dyshja Klinton-Bler, ndaluan gjenocidin mbi popullatën civile shqiptare. Ajo që ka ndodhur nuk është diçka e vogël, është jashtëzakonisht e madhe sespe kishte të bënte me një normë të re të së drejtës ndërkombëtare, një normë që ishte hyrje për mbrojte të drejtave të njeriut, ndërhyrje për mbrojtje humanitare. Ajo që ka bërë Bler e Kliunton në histori, për herë të parë ndërhynte NATO në një shtet qe nuk ishte shtet anëtaret, për të frenuar një gjenocid, një spastrim etnik, meriton gjithë lëvdatat dhe nuk duhet të jemi të kursyer aspak në këtë drejtim.



