Nano: Berisha më mirë të sakrifikojë veten se sa një aleat si SHBA

Nano: Berisha më mirë të sakrifikojë veten se sa një aleat si SHBA

Reagimin e kandidatit për kreun e PD, Fatbardh Kadilli i cili kërkoi sot që PD të shmangë përfshirjen në shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si reagimin më të mirë nga opozita.

Gjatë intervistës në MCN TV, Nano tha se të njëjtin qëndrim duhet të mbajë edhe vetë Berisha dhe se sipas tij është më mirë që ish kryeministri të sakrifikojë veten se sa një aleat si SHBA për vendin tonë.

“Reagimi i Kadillit është reagimi më i mirë nga opozita. Kam mendimin që këtë zgjedhje duhet të bëjë edhe Berisha, më mirë të sakrifikojë veten e vet se sa një aleat si SHBA. Por ai nuk mban një qëndrim dhe nuk ka për të mbajtur asnjëherë sepse ai është bërë njësh me partinë. Ndërsa Basha për mua është një njeri i shkretë. Vendimi është ekuacion dhe ai ka Berishën pjesë të ekuacionit dhe është bërë lider sepse ka dashur Berisha dhe jo opozita”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy