Sejamini: Nëse rrëzohet Veliaj, dëmtohet në mënyrë të pariparueshme pushteti i Edi Ramës

Sejamini: Nëse rrëzohet Veliaj, dëmtohet në mënyrë të pariparueshme pushteti i Edi Ramës

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin "Të Pa ekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për aferën e inceneratorit dhe arrestimin e dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, u shpreh se edhe SPAK është pushtet dhe i duhet kërkuar llogari.

Sipas tij në rastin e Erion Veliaj, nëse ai rrëzohet, dëmtohet në mënyrë të pariparueshme pushteti i Edi Ramës.

Nëse ne sot me SPAK, konstatojmë se po e përdor politika, unë e di si përfundon kjo histori, te drejtësia që kemi patur më parë. Edhe SPAK është pushtet dhe i duhet kërkuar llogari.

Erion Veliaj është njeri shumë shumë i pushtetshëm. Biznesi kryesor sot në Shqipëri është pastrim i parave të drogës, i cili shumica bëhet me ndërtimet. Janë ndërtuar miliarda euro vlerë ndërtimesh. Të gjitha me firmën edhe të zotit Veliaj. Një pjesë kanë ardhur duke tjetërsuar parkun e liqenit, do të fillojë dhe garda, etj. Të gjithë këto vendimet kanë patur si hallkë edhe zotin Veliaj. Jam dakord që është Rama, por edhe Veliaj ka pushtet të jashtëzakonshëm. Me këtë lloj pushteti, edhe një drejtor drejtorie në Bashki është i pushtetshëm. 

Nëse rrëzohet Veliaj, dëmtohet në mënyrë të pariparueshme pushteti i Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy