Bilardo në MCN- Bojaxhi flet për “bërrylsat” e politikës: Nuk futem kurrë në shtet si i emëruar

Bilardo në MCN- Bojaxhi flet për “bërrylsat” e politikës: Nuk futem kurrë në shtet si i emëruar

Në alpinizëm ti ngjitesh vetë dhe majën Everest e ngjit vetë, nuk të ndihmon njeri, në politikë duhet që njerëzit të të japin votës të të mbështesin, e bërë këtë hap vazhdo hapin tjetër.

Është ky krahasimi i bërë nga Gjergj Bojaxhi në “Bilardo” në MCN Tv, teksa flet për dy lloje njerëzish që merren me politikë.

Njerëz shumë egoist ose bërrylsa që do ngjiten me çdo kusht, qëllimi është që do ngjiten. Ka dhe njerëz që i futen politikës për ndryshim, për ca aspirata.

Këta njerëz kur e shohin që aspiratat që kanë, apo sistemi i vlerave që kanë nuk përkrahet nuk mbështetet, nuk e kanë qëllim në vetvete, thonë ok, modelin tim nuk e do shoqëria për momentin, jo nuk vlen, vjen një moment që thua nuk është e interesuar shoqëria për këtë model që ofroj.

Se askush nga ne nuk është i pazëvendësueshëm. Unë jam te kategoria e dytë. Për mua politika është kontribut, por nuk i kam këto ego për ti plotësuar jashtë sistemit të vlerave që kam.

Kam gjëra të tjera në jetë për të bërë. Nëse publiku ka interes për atë model, të mbështet me votë. Në 2017 kam kandiduar me Sfidën dhe ne aty nuk morëm vota.

Një person nuk mund të vendosë egon e vetë për të zgjidhur problemet e shoqërisë. Shoqëria zgjedh dhe i di më mirë problemet e veta.

Ai rrëfeu se në nivelin arsimor në fillore ka qenë mirë, më tej dobët dhe se në universitet i është afruar 9-ës.

Bojaxhi tregoi pa doreza se nuk ka qenë ndonjëherë i shkëlqyeshëm në shkollë, por se ka qenë normal, pa shkëlqime në gjenialitet.

Jam më shumë njeri praktik, operativ. Unë nuk jam duke u marrë me ndonjë projekt politik, isha duke u marrë, e provova, shoqëria tha nuk më intereson.

Por përderisa marr pjesë në diskutime publike, vazhdoj kontribuoj me mendimet që kam. Së pari nuk jam interesuar ndonjëherë për punë shteti, për sa kohë që nuk është projekt, jo punë.

Projekt është kur shoqëria ka një problem për të zgjidhur, jo një rutinë menaxhimi. Në ndryshim nga më përpara, duke marrë parasysh përvojën në administratë publike.

Kam mësuar që nuk futem kurrë në shtet dhe në politikë, i emëruar. Se ata që të emërojnë, janë ata që kanë marrë mandat dhe siç të emërojnë dhe të ç’emërojnë.

Ose do angazhohesha në shtet, i votuar, i mandatuar, ose nuk do merresha kurrë. Mund të jesh deputet ose në Këshillin Bashkiak.

Kohën time dhe energjitë e mia ia kam dhënë gjithnjë interesit publik, por me kohën jam bërë më përzgjedhës.

Prirja për të kontribuar në shoqëri, nuk zhduket, nuk neglizhohet, thjesht mund të shtyhet, por nuk eliminohen, duhen menaxhuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy