
Gazetari Artan Hoxha deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se në qytetin e Shkodrës një grup i strukturuar kriminal ka parti politike të veten, merr minimalisht 3 mijë vota dhe ka përfaqësim në Bashki.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Hoxha tha se kjo parti quhet Partia e Mendimit të Djathtë Liberal dhe se dikur ka qenë krah Ramës, ndërkohë që sot është me opozitën.
Mes gjithë Bajrave që kanë qenë majtas, Safet Bajraj ka qenë djathtas në fushatë në 2015, 2017. Nëse nuk arrestohej po mbështeste një kandidate të së djathtës që sipas tyre do ishte ajo kandidate për qytetin. Ata nuk kanë ideale, kanë miqësi. S’është i djathtë, e ka mbështetur se ka pasur njohje. N.q.s. fisi ka qenë majtas. Do shohim reagimin në fushatën në Shkodër. Personazhe të këtij niveli gjatë kohës në burg dhe ngjarjet në dy zgjedhjet e fundit, kanë vënë mend që të mos përfshihen në fushatë se i kanë mbajtur pasojat në kurriz. Safet Bajraj ka qenë në qeli me ish-ministrin e brendshëm, me Balilin. Prisja të dinlin ata më parë, por ky bëri 2/3 përfitoi dënimin me kush. Nëse del nga territori i Shqipërisë mudn të arrestohet për dënim belg. Ka bërë 5 vjet e pak.
Në Shkodër një grup i strukturuar ka parti politike të veten. Ka parti politike të regjistruar në emrin e vet dhe merr votën. Ka përfaqësi në Bashki. Partia e Mendimit të Djathtë Liberal, rivali i Bajrave. Ka qenë në aleancë me Ramën kur ishte në opozitë, sot është në aleancë me opozitën. Minimalisht merr 3 mijë vota.
Në 2018 i kam bërë intervistë Safet Bajrajt, në korrik. Problemi në Shqipëri nuk është shteti, por kundërshtari. Problemi është kundërshtari, nëse e ke të fortë duhet të ruhesh.



