‘Mosmirënjohës, tradhtar, hipokritë...’, Incidente në takimin e grupit anti-Basha në Korçë

‘Mosmirënjohës, tradhtar, hipokritë...’, Incidente në takimin e grupit anti-Basha në Korçë

“Mosmirënjohës, tradhtar, hipokritë, të shitur e bukëshkalë”

Me pankarta në duar janë pritur grupi anti-Basha në Korçë, ku drejtuesi Astrit Pazoti ka shpallur edhe emrin e lëvizjes së re brenda PD-së. Ndërkohë që sot nga Korça nismës “Lëvizja për ringritjen e  PD-së” iu bashkuan edhe tre deputetët të tjerë të PD-së, Ritvan Bode, Eleina Qirici dhe Gjergji Papa, të cilët nuk u vendosën më në listën e 25 qershorit nga Lulzim Basha.

Ndërkohë që në videon e shpërndarë nga vetë Patozi dëgjohen edhe kritikët e djathtë duke i thënë Patozit dhe Bodes: “…perse kur paskeni para’, kohë, ambicie politike dhe iu dashkan ende njerëzit, nuk ju pamë asnjë ditë ne fushate por paratë qe bëtë nga djersa jonë po i përdorni sot për te ndihmuar Ramën”. 

Ndërkohë që në 22 korrik PD do të zhvillojë zgjedhjet brenda partisë për kreun e ri të saj, ku në garë janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy