
Nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV gazetari Andi Bushati supozoi veten si këshilltar të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe tregoi këshillat që do ti jepte atij. Sipas tij një rrugë e mirë dhe e ndershme është që Basha ti kërkojë falje demokratve për përjashtimin e vonuar të Berishës dhe të krijojë një forcë të re dhe rruga jo e pandershme siç tha Bushati do të ishte të dilte kundër Berishës në shesh me molotovë. Por sipas Bushatit Basha si gjithnjë po pret që gjërat ti vijnë gati dhe Berishën t’ia “heqë kovid”.
“Ka një rrugë të keqe dhe një rrugë të mirë, një të ndershme dhe një të pandershme. Basha ka një problem që Berisha po i merr militantët, por si mund ta sfumonte këtë Basha? Të merrte molotovët dhe të dilte në shesh, por a e lë Juri Kim ta bëjë këtë? Do ishte e gabuar dhe ai se bën dot. Tjetra është të thotë sot më falni o demokratë se përjashtimi i Berishës është i vonuar dhe i gabuar, unë godas berishizmin dhe krijoj një forcë të re. Por kanë nga një gjë të gjitha këto duhet të jesh lider dhe të marrësh vendime. Ai pret që t’ia “heqë kovidi’ Berishën”, tha Bushati.



