Firmat në PD/ Paloka: Do të hapen në ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm!

Firmat në PD/ Paloka: Do të hapen në ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm!

Pas dorëzimit të 4200 firmave të delegatëve në selinë e Partisë Socialiste, Edi Paloka në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se formularët e tyre do të qëndrojnë të mbyllur deri ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm të PD-së. Në një prononcim për mediat, Paloka tha se tashmë është detyrimi i strukturave drejtuese të Partisë Demokratike që të zbatojnë procedurat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Sapo u depozituan 4200 formularë e delegatëve të Kuvendit të cilët kërkojmë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, dhe kjo është arsyeja pse procedurat nuk janë ato të zakonshmet. Është ndjekur rruga që përcakton statuti në këtë rast që prevalon e drejta e ¼ të delegatëve të Kuvendit për të thërritur Kuvendin kur forumet e tjera që e kanë detyrim apo të drejtë mbledhjen e Kuvendit nuk e realizojnë këtë. Pra jemi në këtë rast dhe po zbatojmmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit.

Këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur ditën e Kuvendit të jashtëzakonshëm ku do të hëhet verifikimi një për një i të gjithë mandateve që kanë kërkuar por dhe atyre që nuk kanë firmosur. Unë jam një nga ata që nuk kam firmosur, pra nuk e kam plotësuar formularin. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Kemi detyrimin të ndjekim gjithë procedurat dhe të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë”, u shpreh Paloka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy