
Gazment Bardhi në një letër drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla, kërkoi që në rend dite të futet Komisioni për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e përbërjes së tij lidhur me përfaqësuesit e opozitës.
“Me qëllim që të bëhet funksional Komisioni i Reformës Zgjedhore, për shkak të mungesave nga rradhët e përfaqësuesve të opozitës (për shkak se ka deputetë që kanë dorëuzar mandatin) dhe pas analizës së punës së përfaqësuesve të opozitës në këtë Komision, ku për 1 vit e gjashtë muaj janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar cuarjen përpara të kësaj Reformë të rëndësishme për vendin”, shkruan kreu i Grupit të PD-së.
Ai po ashtu ka propozuar emrat e deputetëve opozitarë për t’u bërë pjesë e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhor.
1. Oerd Bylykbashi – Bashkëkryetar
2. Znj. Dhurata Cupi anëtar
3. Z. Dashnor Sula-anëtar;
4. Z. Ervin Salianji – anëtar;
5. Znj. Lindita Metaliaj – anëtar: 6. Z. Tomor Alizoti – anëtar;
7. Z. Fatmir Mediu-anëtar; 8. Z. Shpëtim Idrizi – anëtar,
9. Z. Petrit Vasili- anëtar;
10. Znj. Eralda Bano – anëtar zëvendësues;
11. ZAsllan Dogjani – anëtar zëvendësues; 12. Znj. Elda Hoti – anëtar zëvendësues.



