Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë/ Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë/ Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, shprehu mirënjohjen ndaj Ministrit të Jashtëm belg, Maxime Prévot, dhe Ministrit të Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen.

Spiropali thekson se këto vendime vijnë në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të vendit në procesin e integrimit evropian.

Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë. 

Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE. 

E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy