Kryemadhi në Librazhd: Të investohet më shumë që njerëzit të mos largohen nga Shqipëria

Kryemadhi në Librazhd: Të investohet më shumë që njerëzit të mos largohen nga Shqipëria

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme sot në prezantimin e studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri në Rrajcë të Prrenjasit.

Bëhet fjalë për një projekt nga i cili do të përfitojnë ujë të pijshëm 6844 banorë të fshatrave; Kovanik, Skënderbej, Gjashtëliz, Rrëzë, Sutaj dhe Rrajcë.

Investimi për këtë ujësjellës kap vlerën 3.233.790.000 lekë. Rreth 70% e kësaj vlere mbulohet nga banka gjermane KfW, 20% nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10% nga Bashkia Prrenjas.

Duke folur për mediat pas këtij takimi, Kryemadhi tha se bëhet fjalë për një investim që i jep entuziazëm dhe shpresë banorëve të komunës Rrajcë, që është një nga zonat më të bukura të Prrenjasit.

“Për herë të parë vij këtu dhe me thënë të drejtën kur po vija rrugës shikoja mundësitë shumë të pakta që ka Bashkia e Prrenjasit për t’u shërbyer qytetarëve, duke pasur parasysh që është pothuajse një nga bashkitë më të varfra që ka Shqipëria. Por ky projekt u jep një lloj entuziazmi banorëve të komunës Rrajcë, të cilës të mendosh që është një nga zonat më të bukura, por edhe më të varfra. Njëkohësisht mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturës, e bën më të lodhur e më të drobitur si zonë. Por ky projekt ishte si një lloj shprese që u jepej banorëve dhe shpresoj që sa më shpejt të realizohet”, - u shpreh deputetja e LSI-së, teksa theksoi nevojën për të krijuar sa më shumë investime dhe sa më shumë mundësi në këto zona që njerëzit të mos e gjejnë rrugëzgjidhjen duke u larguar nga Shqipëria.

“Është një projekt i bërë me FSHZH-në, me Bankën Gjermane KfW dhe me ndihmën e Bashkisë së Përrenjasit. Është një mundësi për të parë diçka ndryshe, një mundësi për të parë një gjë të bukur, por njëkohësisht duke parë dhe anën tjetër të medaljes; mungesën e investimeve në gjithë këto vite tranzicion që kanë ndodhur në Shqipëri, gjë që na vret edhe ndërgjegjja. Njëkohësisht na rrit edhe më shumë përgjegjshmërinë edhe obligimin për të krijuar sa më shumë mundësi dhe për të krijuar sa më shumë investime në këto zona. Njerëzit të mos e gjejnë rrugëzgjidhjen e tyre përmes largimit nga Shqipëria, por të gjejnë rrugëzgjidhjen të jetojnë në zonat e tyre, por të kenë edhe mundësitë e tyre më të mëdha për të patur një jetë më të mirë. Një zonë sa punëtore, por edhe aq arsimdashëse, kjo na krijon edhe një lloj obligimi më të madh për të pasur vëmendjen drejt këtyre zonave që janë të harruara në momente të caktuara”, - shtoi Monika Kryemadhi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy