Humbi në Kuçovë, Maliqi thirrje SPAK dhe OSBE: Të vërtetohet që ky ishte mashtrimi më i madh elektoral

Humbi në Kuçovë, Maliqi thirrje SPAK dhe OSBE: Të vërtetohet që ky ishte mashtrimi më i madh elektoral

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Kuçovë, Lefter Maliqi nuk e ka pranuar humbjen dhe ka akuzuyar Partin Socialiste për vjedhje votash.

Ai i ka bërë thirrje SPAK dhe organizmat ndërkombëtare që të vërtetohet që ky ishte një mashtrim elektoral, ndërs aka kërtkuar që të mrren masat. Sipas tij

Të dashur miq, njerëz me vlera të Kuçovës që më besuat e votuat, ne fituam! Ne fituam betejën e drejtë, fituam garën e moralshme, të besës dhe mbështetjes të çdo banori të ndershëm që kërkoi me bindje ndryshimin. Manipulatorët, të panikosur nga humbja filluan manovrat e vjedhjes, puçit dhe të tjetërsimit të votës. E vërteta triumfoi, Kuçova nuk është e PS, Kuçova ndryshoi, Kuçova hyri në histori! Garantoj, zotohem dhe ju premtoj me të gjithë qenien time se ky rezultat do të zbardhet shumë shpejtë, kjo është dhëmb për dhëmb deri në frymën e fundit, pasi oligarkët vodhën shpirtin tuaj të pastër!

Në vijim ai theksoi se të gjitha provat, faktet do i publikoj, çdo ditë, deri sa Kuçova të vij në duart e qytetarëve ashtu siç ata ia besuan e dorëzuan dje me votën tyre.

I bëj thirrje SPAK, ndërkombëtarëve, OSBE se ky është mashtrimi më i madh elektoral i bërë ndonjëherë, të meren masat! Ne nuk ndalemi, ne nuk dorëzohemi dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje të orkestruar nga Oligarku Salillari, kryemashtruesi dhe dështaku Çuçi në krahë të milingonës Hajdari. Mesazhin e morët. Kuçova ju shporri, Kuçova ju theu, Kuçova do ndryshimin! Faleminderit dhe mirënjohje çdokujt që qëndroi me mua në këtë betejë që sapo nisëm bashkë. Do të jem këtu me ju ditë e natë, çdo orë që kalon  deri sa ta zbardhim të vërtetën dhe kërkesën tuaj, madje deri sa  të dorëzojmë në qeli të gjithë organizatën mafioze që ndërhyri në këtë proces!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy