Basha me mësuesit e arsimit parauniversitar: 25 prilli do të jetë ndryshim i thellë

Basha me mësuesit e arsimit parauniversitar: 25 prilli do të jetë ndryshim i thellë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me mësues të sistemit parauniversitar në njësinë nr.11 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se është e pafalshme braktisja e shkollave në vend. Me programin e kësaj force politike, kryedemokrati tha se pagat e mësuesve do të rriten me 60% dhe se arsimit do t’i jepet vendi që meriton.

Së pari në motivimin e mësuesve që do të thotë kryesisht kushtet e punës dhe pagat dhe këtu kemi parë që këto 8 vite rritja e pagave të mësuesve ka qenë një shaka e përsëritur por e bërë kurrë realitet. Ndaj, 25 Prilli do të jetë një ditë ndryshimi i thellë, edhe në raport me qasjen e politikës, edhe në raport të qasjes ndaj politikës, edhe në raport të qasjes së lirisë së njerëzve për të shprehur mendimet e tyre arsimtarët nuk do të ndëshkohen nëse kanë qëndrime të kundërta politike me qeverinë e ardhshme, me kryeministrin e ardhshëm.

Nuk do të vlerësohen thjeshtë mbi pikëpamjet e tyre politike, do të vlerësohen vetëm mbi bazën e profesionalizmit dhe performancën në detyrë. Ky është borxhi që kemi ndaj fëmijëve, ky është borxhi që kemi ndaj Shqipërisë së nesërme e cila është tërësisht në duart e prindërve dhe mësuesve, mësuesve dhe prindërve.

Dhe detyra jonë është t’i ndihmojmë të dy, prindërit përmes ekonomisë, zhvillimit ekonomik, punësimit dhe rritjes së pagave dhe mësuesit po kështu përmes kushteve dinjitoze të punës, rritjes së pagave dhe modernizimit që është sot më i mundshëm se kurrë dhe me një kosto më të përballueshme se kurrë për shkak të avancimeve teknologjike.

Ndaj keni zotimin tim që të gjitha ato qëndrime që janë shprehur në programin tonë për arsimin, do të përbëjnë një plan pune që do të nisë zbatimin prej ditës së parë, prej ditës tonë të parë në qeveri”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy