Një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Bogdani/ Pas nderimit, demokratët largohen nga Kuvendi

Një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Bogdani/ Pas nderimit, demokratët largohen nga Kuvendi

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë sot në nisje të seancës plenare mbajtën një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare.

Kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali teksa ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje në nderim të Bogdanit, tha se janë këtu për të shprehur dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta të ish-deputetit.

Pas nderimit të kolegut të tyre, deputetët demokratë janë larguar nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë, pasi ditën e sotme e shpallën ditë zie, në nder të tij.

Ata kishin njoftuar se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë vendin do të anulohen, po ashtu në të gjitha selitë e PD-së, flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Ish-deputeti Bogdani ndërroi jetë dje si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet në nderim të tij u mbajtën paraditen e sotme në hollin e Kuvendit.

Seanca e kuvendit ndërkaq ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është ajo që ka të bëjë me studentët e Universitetit të Mjekësisë, konkretisht, projektligji  “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy