Me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Meta vlerëson ambasadoren e Greqisë, Eleni Sourani

Me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Meta vlerëson ambasadoren e Greqisë, Eleni Sourani

Në një ceremoni të veçantë, Presidenti Ilir Meta dekoroi Ambasadoren e Greqisë, Eleni Sourani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës, Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

 “Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy