
Pas akuzave të opozitës, në lidhje me arrestimin e Klement Balilit, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshi,
Në një reagim të shkurtër në rrjetin social "Twitter", Lleshaj shprehet se Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por dhe më drejtësinë e vendeve të tjera.
Sa keq, vijon më tej Lleshaj, opozitarët përqeshin, ndërsa partnerët duartrokasin.
“Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!”, shkruan Lleshaj.



